Bota

Dritan Abazoviç: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në të njëjtën kohë

Abazoviç tha se vazhdimi i negociatave me shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re nuk është një opsion realist.

6 Janar 2023, 19:04 Nga A.B
Dritan Abazoviç: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se do të ishte më e logjikshme që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale të mbaheshin në të njëjtën kohë. Ai është shprehur se vazhdimi i negociatave me shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re nuk është një opsion realist.

'Do të ishte logjike të kombinoheshin zgjedhjet presidenciale dhe ato të jashtëzakonshme parlamentare. Zgjedhjet presidenciale duhet t’i shpallim mjaft shpejt, dhe zgjedhjet parlamentare duhet të jenë rezultat i marrëveshjes për shkurtimin e mandatit”, tha Abazoviç.

Burimi: Novosti.rs.

dritan abazoviç mali i zi

Sondazh

Poll