Bota

FOTO- Plagosi dy serbët në Shtërpcë, arrestohet autori, dyshohet se i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës

I riu me inicialet A.K dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

6 Janar 2023, 18:16 Nga A.B
FOTO- Plagosi dy serbët në Shtërpcë, arrestohet autori,
I dyshuari

KOSOVË- Personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar.

Sipas informacioneve jozyrtare nga 'Indeksionline', i riu me inicialet A.K dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. I dyshuari u dërgua në Uroševac për t'u marrë në pyetje, shkruan 'Kurir.rs'.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. mashkull/kosovarë, i moshës 33-vjeçare. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”.- thuhet në njoftimin e policisë.

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës. 

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll