Bota

Plagosja me armë zjarri në Kosovë, serbët bllokojnë rrugën në Shtërpcë

Sipas mediave të huaja, në momentin e sulmit, dy kushërinjtë 21 dhe 11 vjeç ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

6 Janar 2023, 17:53 Nga a.l
Plagosja me armë zjarri në Kosovë, serbët bllokojnë
Shtërpcë

KOSOVË- Serbët kanë bllokuar rrugën rajonale Shtërpcë-Uroševac pas plagosjes me armë zjarri që ndodhi pranë kësaj zone mbrëmjen e sotme, ku dy serbët u qëllua nga një shtetas Kosovar, shkruan Tanjug. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Sipas mediave të huaja, në momentin e sulmit, dy kushërinjtë 21 dhe 11 vjeç ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

Një djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk u rrezikohet jeta. Ata në këto momente po transportohen në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë. Lajmi ka bërë bujë në Serbi, ku e ashtuquajtura "Zyrë për Kosovë dhe Metohi" njoftoi se ishte një tentativë e dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët ishin të veshur me rroba Krishtlindjesh, duke treguar kështu qartë se ishin serbë./ Dosja.al

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll