Bota

“Përfitues të pronësisë u bënë fëmijët”/ “The Guardian”: Si Abramoviç shpëtoi miliarda dollarë pasuri nga sekuestrimi

Dosjet e zbuluara nga “The Guardian” thonë se 10 truste sekrete të krijuara për Abramoviç u riorganizuan me shpejtësi në fillim të shkurtit të vitit 2022, tre javë para fillimit të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

6 Janar 2023, 17:12 Nga A.B
“Përfitues të pronësisë u bënë
Abramoviç

SHBA- Trustet që mbanin miliarda dollarë asete të Roman Abramoviç u ndryshuan për të transferuar pronësinë te fëmijët e tij. Kjo lëvizje ndodhi pak përpara se të vendoseshin sanksionet ndaj oligarkut rus.

Dosjet e zbuluara nga “The Guardian” tregojnë se 10 truste sekrete të krijuara për Abramoviç u riorganizuan me shpejtësi në fillim të shkurtit të vitit 2022, tre javë para fillimit të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë. Riorganizimi gjithëpërfshirës i aspekteve financiare të Abramoviç filloi vetëm disa ditë pasi qeveritë kërcënuan të vendosnin sanksione kundër oligarkëve rusë në rast të një pushtimi.

Dokumentet e zbuluara ngrenë pyetje nëse ndryshimet në truste u bënë në një përpjekje për të mbrojtur pasurinë e madhe të oligarkut nga kërcënimi i ngrirjes së aseteve. Ndryshimet bënë që shtatë fëmijët e Abramoviç, më i vogli prej të cilëve është nëntë vjeç, përfitues të trusteve që mbajnë asete me vlerë prej të paktën 4 miliardë dollarë, megjithëse vlera totale mund të jetë shumë më e lartë.

Ndryshimet duket se i kanë bërë ata pronarë të fundit përfitues të aseteve të lidhura me babanë e tyre, duke përfshirë pronat luksoze dhe një flotë superjahtesh, helikopterësh dhe avionësh privatë.

Ekspertët e sanksioneve thanë se riorganizimi i trusteve mund të komplikojë përpjekjet për të zbatuar sanksionet kundër oligarkut dhe potencialisht të pengojë përpjekjet për të ngrirë asetet që më parë besohej se i përkisnin manjatit të metaleve.

Zbulimet ka të ngjarë të ngrenë pyetje nëse fëmijët e Abramoviç duhet gjithashtu t’u nënshtrohen ngrirjes së aseteve. 

roman abramoviç

Sondazh

Poll