Bota

Ministri i tij Rashiç i propozoi Asosacionin/ Kurti: Ai është politikan shembull, por s'mund të bie dakord me të për çdogjë

Kurti u shpreh se me Rashiqin diskutojnë për shumë çështje dhe e konsideron politikan shembull, por kjo s’do të thotë që me të pajtohet për gjithçka.

6 Janar 2023, 17:13 Nga a.l
Ministri i tij Rashiç i propozoi Asosacionin/ Kurti: Ai është
Albin Kurti dhe Nenad Rashiqi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot në koferencën me gazetarët se nuk pajtohet lidhur me propozimin e ministrit të tij Nenad Rashiçit për themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe. Kurti u shpreh se me Rashiçin diskutojnë për shumë çështje dhe e konsideron politikan shembull, por kjo s’do të thotë që me të pajtohet për gjithçka.

Unë e kam takuar dje ministrin Rashiq. Kemi biseduar për një çështje tjetër. Dua të them që pajtohem me të shumë dhe e konsideroj politikan shembull. Por kjo s’do të thotë që kryeministri me ministrin Rashiq pajtohet për gjithçka, tërë kohen e plotësisht. Kjo s’ndodh as brenda të njëjtit subjekt politik lërë më me një ministër”, ka shtuar tutje.

Shefi i Qeverisë ka thënë se angazhohet për të drejtat e serbëve të Kosovës gjithmonë në funksion të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe të drejtave të njeriut. Ndërsa ka shpjeguar takimin me Rashiqin dhe diskutimin për lejimin e hyrjes për Porfirijen, i cili ka anuluar ardhjen edhe pse i ishte dhënë leja.

Rashiq erdhi dje dhe kërkoi prej meje që ta lejojmë të vijë patriarkun Porfirije, i cili kishte paralajmëruar ardhjen për dje pasdite. Dhe ndonëse s’kishte kërkuar leje, meqë kishte thënë se s’po vjen me truproje, se ata po i le në Meradare, pra truprojet i duhet për Serbi jo për Kosovë, unë iu përgjigja pozitivisht kërkesës së tillë ministrit tim Rashiq. Dhe besoj e patë çfarë ndodhi, e anuluan ardhjen. Kur s’kishin leje dëshironin të hynin. Dje, që morën leje nuk erdhën. Sidoqoftë me lejoni ta shfrytëzojë këtë mundësi t’ua uroj Krishtlindjen Ortodokse të gjitëh qytetarëve ortodoksë”, ka përfunduar kryeministri Kurti.

Kosova dorëzoi dosjen për anëtarësim më 15 dhjetor në Pragë. Ndërkaq, Kurti tha se presidenti serb i dërgoi letrat drejt vendeve anëtare të nesërmen ose të pasnesërmen.

albin kurti nenad rashiqi

Sondazh

Poll