Bota

Vajza e 'El Chapos' jep mesazhin e koduar pas arrestimit të të vëllait: Karteli po vijon punën fuqishëm (VIDEO)

Në një video të postuar në rrjete sociale, Isela shfaqet duke dëgjuar një këngë në makinë e cila në sfond thotë: Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm.

6 Janar 2023, 17:42 Nga a.l
Vajza e 'El Chapos' jep mesazhin e koduar pas arrestimit të
Rosa Isela Guzman

SPANJË- Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman njohur si 'El Chapo' ka dhënë një mesazh të koduar lidhur me arrestimin e vëllait të saj një ditë më parë Ovidio Guzman. Në një video të postuar në rrjete sociale, Isela shfaqet duke dëgjuar një këngë në makinë e cila në sfond thotë: Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanguardia (@vanguardiacom)

Këtë të enjte u bë lajmërua kapja e Ovidio Guzmán, djalit të trafikantit të drogës Joaquín 'el Chapo' Guzmán. Aeroporti ndërkombëtar në Culiacán, Sinaloa, është mbyllur dhe zyrtarët shtetërorë janë dërguar në shtëpi. Siç raportohet nga media lokale dhe agjencitë ndërkombëtare si Reuters, forcat meksikane të sigurisë kapën trafikantin e drogës Ovidio Guzmán, djalin e zotit të famshëm të drogës Joaquín 'el Chapo' Guzmán.  Guzman përshkruhet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa i kërkuar edhe në SHBA për akuzat e trafikut të drogës. Ai ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur trazirat dhe protestat kundër arrestimit të tij. 

Sipas informacioneve nga Departamenti i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara, Ovidio dhe vëllai i tij Joaquín koordinuan veprimet dhe drejtuan një krah të grupit kriminal të quajtur Organizata Kriminale Transnacionale Guzmán López. Duke ndjekur hapat e babait të tyre, si Ovidio ashtu edhe Joaquín investuan në biznesin e trafikut të drogës me substanca të tilla si marihuana, kokaina, ephedrine dhe vitet e fundit, fentanil.

Këto aktivitete u verifikuan nga dokumentet e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, të cilat detajojnë se nga prilli 2008 deri në 2018 të dy vëllezërit komplotuan për të shpërndarë drogë nga Meksika dhe vende të tjera për t'u importuar në vendin e qeverisur nga Joe Biden. Shteti i Sinaloas është shtëpia e kartelit Sinaloa, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të narkotikëve në botë. “El Chapo” ishte lideri i kartelit përpara se të dënohej me burgim të përjetshëm në vitin 2020. Arrestimi vjen disa ditë përpara se presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau të vizitojnë Mexico City për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Amerikës së Veriut./ Dosja.al

rosa isela guzman

Sondazh

Poll