Bota

Princi Harry: Kam kontaktuar nënën time përmes një psikike, ajo më dërgoi një leopard si shenjë

Princi Harry duket se ka kërkuar një grua që "pretendonte se kishte fuqi" për t'u përpjekur të fliste me nënën e tij, Dianën, e cila vdiq në një aksident me makinënë Paris në 1997 kur ai ishte gati të mbushte 13 vjeç.

6 Janar 2023, 16:54 Nga k.m.
Princi Harry: Kam kontaktuar nënën time përmes një psikike,
Princi Harry

BRITANI E MADHE- Princi Harry në librin me titull “Spare” po bën zbulime për veten dhe nënën e tij si dhe familjen mbretërore. Në pjesët e reja nga kujtimet e tij që dalin në dritë, të publikuara nga Daily Mail, Princi Harry duket se ka kërkuar një grua që "pretendonte se kishte fuqi" për t'u përpjekur të fliste me nënën e tij, Dianën, e cila vdiq në një aksident me makinënë Paris në 1997 kur ai ishte gati të mbushte 13 vjeç.

Ajo gjithashtu pohoi se mori një mesazh nga Princesha e ndjerë e Uellsit... duke i thënë Harry-t se po jetonte "jetën që ajo nuk mundi". Të paktën kështu thuhet se psikika i tha princit: Ti po jeton jetën që ajo donte për ty. Gruaja më pas thuhet se i tha Harry-t se nëna e tij e dinte se ai po kërkonte qartësi dhe ndjente konfuzionin e tij.

Gjithashtu, në një citim tjetër, Harry tha se besonte se një "takim" që pati me një leopard gjatë pushimeve në Botsvana me vëllain e tij William ishte një mesazh nga nëna e tyre. Ai pretendoi se leopardi ishte një "lajmëtar i dërguar nga nëna e tij" për ta siguruar atë se "gjithçka do të jetë në rregull". Dhe pavarësisht këtij takimi të çuditshëm, Princi Harry shkroi në libër se kishte frikë se do të hahej i gjallë.

Përveç kësaj, Princi Harry tha se ai besonte, menjëherë pas aksidentit tragjik me makinë, se nëna e tij kishte inskenuar vdekjen e saj. 

Për herë të parë, Princi Harry tregon historinë e tij, të vërtetën e tij për familjen mbretërore dhe si është të jetosh jetën si një trashëgimtar alternativ i fronit, si "rezervë". Pas dokumentarit me gruan e tij, Meghan Markle në Netflix që zbuloi informacione në lidhje me Pallatin Buckingham, Duka i Sussex-it në autobiografinë e tij vazhdon me një mori zbulimesh të reja që nga mosha 17-vjeçare kur bëri për herë të parë seks deri tek marrëdhëniet e tij me të atin, mbreti Charles III.

princi harry spare

Sondazh

Poll