Bota

Shqiptari qëllon me armë dy të rinj serbë në Gotovushë, njëri vetëm 11 vjeç, transportohen me urgjencë në spitalin e Graçanicës

Sipas mediave të huaja, në momentin e sulmit, dy kushërinjtë 21 dhe 11 vjeç ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

6 Janar 2023, 16:41 Nga k.m.
Shqiptari qëllon me armë dy të rinj serbë në
Foto ilustruese

SERBI- Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç dhe Millosh Stojanoviç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës, pasi një shqiptar qëlloi mbi ta nga një automjet në lëvizje. Sipas mediave të huaja, në momentin e sulmit, dy kushërinjtë 21 dhe 11 vjeç ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

Një djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk u rrezikohet jeta. Ata në këto momente po transportohen në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë. Lajmi ka bërë bujë në Serbi, ku e ashtuquajtura "Zyrë për Kosovë dhe Metohi" njoftoi se ishte një tentativë e dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët ishin të veshur me rroba Krishtlindjesh, duke treguar kështu qartë se ishin serbë.

"Ndonëse disa dëshmitarë okularë panë targën e mjetit nga i cili u qëllua, policia lokale e la mjetin të shkojë. Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, qoftë edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të prerë nga bashkësia ndërkombëtare," - thuhet në deklaratën e parë lidhur me ngjarjen. 

stefan stojanoviç millosh stojanoviç

Sondazh

Poll