Sport

Zbulohet mashtrimi me Kupën e Botës! Në foton më të pëlqyer në Instagram, kapiteni Lionel Messi gëzon një trofe fals…

Një kombinim rrethanash e bëri Lionel Messin të ngrinte një trofe të rremë të Kupës së Botës në fushën e stadiumit ‘Lusail’. Kjo është një kopje që ai mban në foton më të pëlqyer të rrjetit social Instagram.

4 Janar 2023, 18:24 Nga DOSJA

Zbulohet mashtrimi me Kupën e Botës! Në foton më të

KATAR - Një ngërç gjigant bëri, që Lionel Messi, kapiteni i Argjentinës, të ngrinte një trofe të rremë në festimet në fushën e stadiumit Lusail, pas finales së Kupës së Botës. 

Historia epike, që qëndron pas kësaj linje, tregohet nga gazeta argjentinase ‘Clarin’, e cila zbulon se si fotografia më e pëlqyer në historinë e Instagramit, e Messit duke mbajtur kupën si hero, në fakt është një trofe të rremë të Kupës së botës.

Një çift rreth të dyzetave, është pas shakasë… Tifozët e Argjentinës, Paula Zuzulich dhe Manuel Zaro, kanë bërë një kopje të trofeut të Kupës së Botës, një version i punuar aq shumë sa duket si dy pika uji nga origjinali. E njëjta peshë, pamja e ngjashme (gjashtë muaj për t’u përgatitur, është prej rrëshirë dhe kuarci nga brenda dhe është lyer me një bojë ari)...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Pas finales, në përfundim të prezantimit zyrtar të trofeut (ku Lionel Messi festoon me trofeun e vërtetë), çifti që po ndiqnin ndeshjen, arrijnë t'i japin kopjen rreme një të afërmi të Leandro Paredes, i cili e bën atë të qarkullojë në fushë. Kështu, të dy versionet e gjejnë veten në fushë në të njëjtën kohë dhe fotografia e Messit e postuar në Instagram, më e pëlqyera në rrjet me afro 75 milionë pëlqime, është “njollosur” nga një trofe jo autentik i kupën së Botës, Jules Rimet.

Vetëm pas shpërthimeve të gëzimit të lojtarëve argjentinas, fotografët kapën një diskutim mes "Pleshtit" dhe Angel Di Maria, i cili e paralajmëroi Messin se kishte vrapuar nëpër fushë me një trofe fals. Një incident, i cili fillimisht e acaroi kapitenin e ‘Albicelesteve’, por që më pas e bëri të buzëqeshë shpejt.

Zbulohet mashtrimi me Kupën e Botës! Në foton më të
Di Maria i shpjegon Messit, se trofeu që ka në dorë është një trofe fals

Pas disa ditësh, çifti i tifozëve, i cili me siguri e kishte humbur nga sytë kupën e tyre, njohu kopjen e tyre në fotot e Messit, duke parë një detaj dallues në bazën e këtij të fundit. Pronarët, madje mundën ta rikuperonin objektin e tyre prestigjioz në fund të festimeve, me autograf nga Leandro Paredes, Lautaro Martínez, Guido Rodríguez, Nico González dhe Di María…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll