Sport

Pep Guardiola: “Duhet të jemi 'pothuajse të përsosur' për të fituar titullin”...

Manchester City i trajnerit spanjol, po synon titullin e tretë radhazi në Premier League

4 Janar 2023, 17:32 Nga DOSJA
Pep Guardiola: “Duhet të jemi 'pothuajse të

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se skuadra e tij do të duhet të jetë "pothuajse e përsosur" për të kapur liderin e Premierligës, Arsenalin në garën për titull. City mund ta zvogëlojë diferencën në pesë pike, nëse fiton ndaj Chelseas të enjten, pasi Arsenali barazoi me Newcastle.

Guardiola, në konferencën për shtyp, tha: “Mënyra për të zvogëluar diferencën është të luash lojëra të mira dhe të fitosh. Ata (Arsenali) do të bëjnë 100, ose më shumë pike, siç kanë shkuar deri më tani. Nëse ata vazhdojnë në këtë mënyrë, ne nuk do t'i kapim ata."

City është i dyti në tabelë, me tetë pikë prapa Arsenalit me një ndeshje më pak. Duke folur para udhëtimit për në ‘Stamford Bridge’, Guardiola shtoi: "Ne duhet të jemi pothuajse perfekt, do të thoja, nga këtu deri në fund të sezonit dhe shpresoj që ata të bien pak në performancën e tyre, sepse dje (kundër Newcastle) ata ishin i shkëlqyer.

Chelsea është në vendin e 10-të në tabelë, pasi ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier League, por Guardiola pret një natë të vështirë për skuadrën e tij. Është i pari nga dy takimet me skuadrën e Graham Potterit, pasi të dielën pason një ndeshje e raundit të tretë të FA Cup në ‘Etihad’.

Guardiola tha: "Është një lojë e vështirë, kundër një skuadre të vështirë, e menaxhuar mirë. ‘Stamford Bridge’, çfarë mund të them? Nuk ka rëndësi se çfarë pozicioni jeni kur luani atje, është gjithmonë e vështirë. Por, në të njëjtën kohë, ne mezi presim këtë javë, dhe këto dy javët e ardhshme, për kompeticionet e ndryshme dhe veçanërisht Premier League”.

Guardiola gjithashtu konfirmoi, se mbrojtësi Ruben Dias do të humbiste ndeshjen kundër Chelseat, por tha se 18-vjeçari Rico Lewis kishte luajtur "përtej pritshmërive" si mbrojtës i djathtë. “Ajo që ai ka bërë në tre ndeshjet e fundit kundër skuadrave kryesore, nën presion të madh, sa mirë luajti, ishte përtej pritjeve të mia”,- shtoi Guardiola.

"Ai është një lojtar kaq inteligjent dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme. Ne jemi të kënaqur që akademia ka nxjerrë një tjetër lojtar të mirë dhe shpresojmë që ai të mund të qëndrojë për një kohë të gjatë."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll