Sport

VIDEO/ Arteta shpërthen pas barazimit: “Na u mohuan dy penallti skandaloze”…

Trajneri spanjol i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se është “me të vërtetë krenar” për skuadrën e tij, por se ‘Topçinjve’ duhej t’u ishin akorduar dy penallti në barazimin e tyre pa gola kundër Newcastle.

4 Janar 2023, 17:03 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Arteta shpërthen pas barazimit: “Na u mohuan dy penallti

ANGLI - Një shfaqje elastike e Newcastles e mbajti Arsenalin larg dhe i dha fund serisë së tyre prej 11 fitoresh në Premier League në ‘Emirates Stadium’. Por Arteta, pas ndeshjes tha se skuadrës së tij iu mohuan gabimisht dy penallti, fillimisht kur Dan Burn tërhoqi Gabrielin pas një gjuajtje të lirë, përpara se Jacob Murphy të shfaqej për të larguar topin në minutat e fundit.

Pakënaqësitë ishin të dukshme në ‘Emirates’ teksa Arteta dhe lojtarët e tij tundnin furishëm krahët në ajër në shenjë proteste ndaj vendimeve, të cilat u kontrolluan të dyja nga VAR. "Ishin dy penallti. Është shumë e thjeshtë. Po flas për atë që kam parë. Ishin dy penallti skandaloze", tha Arteta.

Matthew Upson, pjesë e komentit të ndeshjes nga BBC Radio 5 Live, tha për apelin e dytë: "Nuk ka dyshim që topi godet krahun, por nuk është në një pozicion të panatyrshëm dhe nuk është larg trupit, për të tentuar të bllokojë lëvizjen e topit."

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe eksperti i Sky Sports, Gary Neville u pajtua me Upson dhe tha se prekja me dorë nuk ishte "kurrë një penallti". Megjithatë, Neville tha se Arsenali mund të jetë "i hidhëruar" në vendimin e parë dhe Newcastle ishte "shumë me fat" që nuk pësoi një penallti.

Arbitri Andy Madley shpërndau nëntë kartonë të verdhë në një ndeshje të çuditshme, ku tifozët e ‘Emirateve’ e kritikuan performancën e gjyqtarëve në pjesën e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll