Sport

VIDEO / Milani e nis me këmbën e mbarë 2023-shin, mund Salernitatën 2-1

Në një ditë të vështirë për djemt e Piolit me shumë mungesa, gjithçka e zgjidhin i përhershmi Leao dhe Tonali brenda 45 minutave

4 Janar 2023, 14:38 Nga DOSJA
VIDEO / Milani e nis me këmbën e mbarë 2023-shin, mund

ITALI - Milani e nis vitin 2023 me këmbën e djathtë, duke mundur Salernitanën 2-1 në ndeshjen hapëse të javës së 16-të të të Serisë A. Pjesa e parë pa histori për vendasit pasi është skaudra kampione e Italisë ajo që dominon me lojë dhe me rezultat.

Në minutën e 10-të Tonali peshkoi thellë Leaon i cili merr përsipër një inkursin nga ato që di t'i bëjë vetëm ai. Kërceu Ochoan dhe zhbllokoi ndeshjen. 

Kalojnë 5' dhe mesfushori kuqezi,Tonali dyfishon epërsinë. Portieri meksikan refuzon goditjen e tij të parë, por nuk mund të bëjë asgjë në diagonalen me këmbën e djathtë brenda zonës. 

Në pjesën e dytë, Salernitana u rikthye në lojë në minutën e 83-të me Bonazzoli , por kjo nuk mjaftoi për të rikthyer Milanin.

Një fitore shumë e rëndësishme për kuqezinjtë të cilëve i mbetet të shohin të qetë përballjet e rivalëve të tyre, kryesisht të ndeshjes më të madhe të kësaj jave ajo mes Napolit dhe Interit që do të zhvillohet në mbrëmje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll