Sport

Kepi i Gjelbërt ndjek propozimin e Infantinos, stadiumin kombëtar e 'emërton' Pele!

Qeveria e futbollit në Zvicër jep shembullin e para: fusha e futbollit e quajtur më parë 'Shtëpia e FIFA-s në Zürich', tani quhet 'Stadiumi Pele - FIFA Zürich'. Zbulimi u bë nga Infantino, të hënën.

4 Janar 2023, 15:35 Nga DOSJA

Kepi i Gjelbërt ndjek propozimin e Infantinos, stadiumin kombëtar e

KEPI I GJELBERT - Ulisses Correia e Silva, kryeministri i Kepit të Gjelbërt, njoftoi këtë të mërkurë synimin e tij për të emërtuar stadiumin kombëtar, që ndodhet në Monte Vaca, në ishullin Santiago, 'Estádio Pelé', në mënyrë që të nderohet legjenda e futbollit brazilian, i cili vdiq në moshën 82-vjeçare.

Njoftimi është bërë me anë të një publikimi në rrjetet sociale të Ulisses Correia e Silva. “Kepi i Gjelbërt dhe Brazili kanë një histori dhe kulturë që shkojnë paralelisht, duke pasur parasysh se janë dy vende simotra, të lidhura nga gjuha dhe identitetet shumë të ngjashme”,- shkruan ai duke shtuar.

“Pelé ishte dhe do të jetë gjithmonë një referencë në Brazil, në botën tonë portugeze-folëse dhe në të gjithë botën, duke qenë një idhull që lidh disa breza. Si nderim dhe mirënjohje për këtë figurë që na bën të gjithëve të mëdhenj, shpreh synimin për ta emërtuar stadiumin tonë kombëtar si 'Estádio Pelé', në një nismë për të cilën besoj se do të na shoqërojnë disa vende të botës. Tashmë ia kemi komunikuar FIFA-s synimin tonë, pasi ishte ky institucion që nisi sfidën dhe shpresojmë që së shpejti të arrijmë ta realizojmë këtë akt simbolik”, përfundoi ai.

Kepi i Gjelbërt është kështu vendi i parë që ndjek propozimin e Infantinos, presidentit të FIFA-s, organit që drejton futbollin botëror, i cili sugjeroi që të gjitha vendet të emërtojnë një stadium me emrin e Pelé.

Duhet të theksohet gjithashtu se fusha e futbollit e FIFA-s në Zvicër, e quajtur më parë 'Shtëpia e FIFA-s në Zürich', tani quhet 'Stadiumi Pele - FIFA Zürich'. Zbulimi u bë nga Infantino, të hënën.

“Gjëja më e rëndësishme është të nderojmë ‘Mbretin’ Pelé. Unë sugjerova që në të gjitha 211 shoqatat tona anëtare të paktën një stadium apo vend futbolli të emërtohet me emrin e tij dhe ne do të japim një shembull, duke i dhënë fushës në selinë tonë emrin 'Estádio Pelé - FIFA Zürich', tha ai.

Kepi i Gjelbërt ndjek propozimin e Infantinos, stadiumin kombëtar e

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll