Sport

UEFA "zemërgjerjë" me Barcelonë, i ul 216 mijë euro nga gjoba

Është hera e parë që Komisioni i Licencimit i UEFA-s i shkallës së dytë pranon një apel të bërë nga Barcelona kundër një penaliteti të paraqitur nga La Liga. Ajo do të jetë edhe e fundit, duke qenë se mbledhja e trupit të futbollit u mbajt në Dubai më 7 dhjetor në të cilën u votua pro shpërbërjes së këtij komisioni.

4 Janar 2023, 14:05 Nga DOSJA
UEFA "zemërgjerjë" me Barcelonë, i ul 216 mijë

SPANJE - Barcelona ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar të vendosura nga Liga Spanjolle. Komisioni i Licencimit të Apelit ka konfirmuar dy nga tre penalitetet që organi më i lartë i futbollit spanjoll vendosi ndaj klubit Blaugrana për tejkalimin e kufirit të pagave me regjistrimin e tre lojtarëve sezonin e kaluar.

Komisioni i Kontrollit Financiar të La Ligës – shkruan Palco23 – ka sanksionuar kompaninë katalane për tejkalimin e të ashtuquajturës LCPD (tejkalimin e kufirit të pagave) pas nënshkrimeve të Dani Alves , Andreas Christensen dhe rinovimit të Ronald Araujo. Gjoba e kërkuar nga La Liga ndaj Barçës ishte 796 mijë euro.

Duke qenë se UEFA ka vendosur të pranojë një nga tre ankesat e paraqitura nga Barcelona, ​​dënimi përfundimtar është 580,000 euro, pasi organi më i lartë i futbollit evropian refuzoi gjobën për nënshkrimin e Christensen.

Është hera e parë që Komisioni i Licencimit i UEFA-s i shkallës së dytë pranon një apel të bërë nga Barcelona kundër një penaliteti të paraqitur nga La Liga. Ajo do të jetë edhe e fundit, duke qenë se mbledhja e trupit të futbollit u mbajt në Dubai më 7 dhjetor në të cilën u votua pro shpërbërjes së këtij komisioni.

Në prill të vitit 2022, UEFA filloi zyrtarisht procesin për futjen e rregullave të reja për Fair Play Financiar. Komiteti ekzekutiv i kompeticionit ka vendosur të kufizojë shpenzimet totale të klubeve për skuadrat në 70% të xhiros së tyre vjetore. Qëllimi është të kontrollohen më mirë kostot në lidhje me pagat dhe prenotimet e lojtarëve, si dhe të arrihet qëndrueshmëria financiare, me kontroll të rreptë të aftësisë paguese dhe stabilitetit ekonomik të skuadrave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll