Sport

VIDEO / Ronaldo shënon katër golat e parë me fanellën e Al Nassr

Pamjet e ndeshjeve të Al Nassr vërtetë do të jetë vështirë të ndiqen drejtpërdrejtë në Europë dhe kudo, por rrjetet e tjera sociale do të kenë mundësi të na tregojnë herë pas here atë që ndodh në klbutin e ri të një prej yjeve më të mëdhej të futbollit botëror edhe pse në një moshë tashmë të avancuar.

4 Janar 2023, 12:30 Nga DOSJA
VIDEO / Ronaldo shënon katër golat e parë me fanellën e Al

ARABI SAUDITE - Pas prezantimit të bujshëm dhe konferencës për shty që bëri Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, për të 30.000 spektatorët e pranishëm ishte e hapur edhe një seancëe parë stërvitore e ekipit me yllin portugez në përbërje.

Pamjet e ndeshjeve të Al Nassr vërtetë do të jetë vështirë të ndiqen drejtpërdrejtë në Europë dhe kudo, por rrjetet e tjera sociale do të kenë mundësi të na tregojnë herë pas here atë që ndodh në klbutin e ri të një prej yjeve më të mëdhej të futbollit botëror edhe pse në një moshë tashmë të avancuar.

Në këtë seancë të parë stërvitore tifozët nga Arabia Saudite kanë fiksuar 4 golat e parë që shënon Cristiano Ronaldo me fanellën e skuadrës së re Al Nassr.

Sigurisht ende nuk dihet nëse ai do të luaj nga minuta e parë ë ndeshjen që do të luaj ditën e nesërme skuadra saudite, por këto gola të parë që mundën të shohin tifozët ishin pikërisht në seancën e parë stërvitore që u zhvillua e hapur për të gjithë të pranishmit.

B.T. (Dosja.al)

Sondazh

Poll