Politike

Mes debatesh Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për ligjin për Akademinë e Shkencave 

11 Shtator 2019, 10:36 Nga DOSJA
Mes debatesh Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës për

Tiranë- Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Ilir Metës për ligjin për Akademinë e Shkencave. Pro dekretit të Presidentit ishte vetëm kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri ndërsa të tjetër kanë votuar kundër.

Në seancën e sotme nuk munguan edhe debatet mes nën- kryetarit të Akademisë së Shkencave, Vasil Toles dhe kryetares Fatjona Dhimitrit për përzgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të kësaj akademie. Tole ka deklaruar se Gjinushi është sipas ligjit në detyrë dhe se aty është zgjedhur nga talenti.

Në dekret kreu i shtetit arguentoi se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

Më datë 12 korrik, presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Vetë Gjinushi u shpreh se nëse nuk e dekreton presidenti aktual Ilir Meta, këtë do e bëjë Presidenti i ardhshëm.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekretet e metës meta kthen ligjin për akademinë e shkencave rrëzohet dekreti i metës dekretet e metës meta kthen ligjin për akademinë e shkencave rrëzohet dekreti i metës

Sondazh

Poll