Art&Argëtim

Loja që vret fëmijët, Adrola Dushi zgjohet e shokuar: Ju lutem të gjithë prindërve, bojkotojeni

27 Shkurt 2019, 11:07 Nga DOSJA
Loja që vret fëmijët, Adrola Dushi zgjohet e shokuar: Ju lutem

Vetëm para pak muaj lajmet për lojërat e rrezikshme bënë xhiron e të gjithë portaleve nëpër botë. Bëhet fjalë për lojërat me emrin “Balena Blu” dhe “Momo” që sfidojnë fëmijët dhe faza e fundit përfundon me vetëvrasjen e tyre.

Mirëpo modelja shqiptare e cila e ka zhvilluar karrierën e saj në Amerikë është zgjuar mjaft e shokuar sot për shkak të lojës “Momo”. Ajo është nënë e një djali 5-vjeçar që quhet Troi dhe ka ndjerë nevojën të ndajë shqetësimin e saj kundrejt kësaj ‘loje vrasëse’ me të gjitha nënat dhe prindërit e tjerë.

Në një status në Instagram, bukuroshja me origjinë nga Rrësheni u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që t’i mbrojnë fëmijët nga këto lojëra dhe t’i mësojnë që t’i refuzojnë ato.

“Jam e shokuar nga çfarë po ndodh në botën e internetit. Si nënë e një djali, si hallë, si një vajzë e rritur me shumë dashuri, i lutem të gjithë prindërve të kenë nën kontroll programet që shohin fëmijët në ‘Youtube’, nëse do të ishte e mundur ta shmangnin fare këtë aplikacion nga jeta e fëmijëve. Të gjithë bashkë mundemi, fëmijët duhet t’i mësojmë të duan. Bota sot ka nevojë për ne, t’i tregojmë çfarë mund të bëjë dashuria. Ju lutem ta ripostoni dhe të bëni thirrje për bojkot. Sot jam zgjuar nga gjumi si një nënë e shqetësuar, e ardhmja e fëmijëve është përgjegjësia jonë,”– shkruan Adrola krahas një fotoje ku shihet logoja e lojës “Momo”.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi balena blu loja qe vret femijet lojera te rrezikshme momo troi adrola dushi balena blu loja qe vret femijet lojera te rrezikshme momo troi

Sondazh

Poll