Art&Argëtim

Humbja e Sadije Agollit, Basha: Gruaja e madhe që qëndronte pas një burri të madh

27 Shkurt 2019, 08:57 Nga DOSJA
Humbja e Sadije Agollit, Basha: Gruaja e madhe që qëndronte pas

Ditën e kaluar ndërroi jetë e veja e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Sadije Agolli u shua në moshën 76-vjeçare. Përmes një postimi kryetari i opozitës Lulzim Basha shprehu ngushëllimet e tij, teksa në një status në rrjetet sociale shkruan se Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.

“Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli. Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.

Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave. Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!”– shkruan Basha.

Sadije Agolli ndërroi jetë ditë e kaluar në Neurologjia në QSUT, pas një hemoragjie cerebrale. E veja e të shpallurit “Nderi i Kombit” dhe “Qytetar Nderi” u nda nga jeta dy vite pas vdekjes së vetë shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Autori i dhjetëra veprave vdiq më 3 shkurt të vitit 2017 në moshën 85-vjeçare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dritero agolli lulzim basha sadije agolli vdes sadije agolli dritero agolli lulzim basha sadije agolli vdes sadije agolli

Sondazh

Poll