Art&Argëtim

Rama i jep lamtumirën Sadije Agollit: U bashkove me dritën që të kishte humbur

27 Shkurt 2019, 09:05 Nga DOSJA
Rama i jep lamtumirën Sadije Agollit: U bashkove me dritën që

Ditën e kaluar ndërroi jetë e veja e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Sadije Agolli u shua në moshën 76-vjeçare. Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij në lidhje me humbjen e të vesë së shkrimtarit të madh Dritëro Agollit. Rama shkruan në një status në Facebook, se Sadija u bashkua me dritën që I kishte humbur.

“Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie,”- shkruan kryeministri Edi Rama.

Sadije Agolli ndërroi jetë ditë e kaluar në Neurologjia në QSUT, pas një hemoragjie cerebrale. E veja e të shpallurit “Nderi i Kombit” dhe “Qytetar Nderi” u nda nga jeta dy vite pas vdekjes së vetë shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Autori i dhjetëra veprave vdiq më 3 shkurt të vitit 2017 në moshën 85-vjeçare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dritero agolli edi rama sadije agolli vcdes sadije agolli dritero agolli edi rama sadije agolli vcdes sadije agolli

Sondazh

Poll