Aktualitet

Vrau të riun se nuk pagoi faturë, DOSJA e plotë e krimeve të 'Kobrës' nga Prizreni, 16 dënime me vendim të formës së prerë

Mediat e Kosovës e kanë publikuar të plotë dhe përfshin plagosje, trafik droge, rrahje dhe jo vetëm. 

4 Janar 2023, 10:55 Nga F.M
Vrau të riun se nuk pagoi faturë, DOSJA e plotë e krimeve të
Dibran Hoxhaj

KOSOVË- Dibran Hxhaj, i njohur si Kobra, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visa Cengu ka një 'skedë' të gjatë me vepra penale. Mediat e Kosovës e kanë publikuar të plotë dhe përfshin plagosje, trafik droge, rrahje dhe jo vetëm. 

Skeda e plotë: 

Dibran Hoxhaj në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2007, ai ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për pjesëmarrje në rrahje.

Në vitin 2012, Hoxha ishte dënuar me 800 euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Në po të njëjtin vit, ai ishte dënuar me 850 euro gjobë për të njëjtën vepër penale.

Në vitin 2014, Dibran Hoxha ishte dënuar me 300 euro gjobë dhe dënim me kusht prej 6 muajve për dëmtim të pasurisë.

Për lëndim të lehtë e të rëndë trupor, ai ishte dënuar plot gjashtë herë me gjobë dhe me kusht.

Në vitin 2015 atij iu shqiptuan 3 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor kurse në vitin 2013 ishte dënuar me 250 euro gjobë për të njëjtën vepër.

Një vit më pas, në 2016, Hoxha u përball përsëri me drejtësinë ku u dënua me 200 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor. Në vitin 2018, ai është dënuar me 140 euro gjobë për kanosje.

Në vitin 2018 atij iu shqiptuan 200 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor, 300 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor.

Në vitin 2019, ai u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë për shmangie nga tatimi. Në vitin 2020 Dibran Hoxha u dënua përsëri me 1 mijë euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.

Në vitin 2021 atij iu shqiptuan 2,340 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor, si dhe 160 euro për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare. Ndërkaq në vitin 2016 u dënua me 1600 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.

dibran hoxhaj vrasje ne prizren visar cengu

Sondazh

Poll