Aktualitet

Dhunë fizike dhe ngacmim seksual, arrestohen dy persona në Vlorë

Dhunë fizike dhe ngacmim seksual, arrestohen dy persona në Vlorë

4 Janar 2023, 09:54 Nga I.A
Dhunë fizike dhe ngacmim seksual, arrestohen dy persona në Vlorë
Foto ilustruese

VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 33-vjeçar është arrestuar, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij. Dhunë fizike dhe ngacmim seksual, arrestohen dy persona në Vlorë

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi Zh. Sh., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

dy te arrestuar ne vlore

Sondazh

Poll