Aktualitet

Vrasja në Prizren, “Kobra” dhe të tjerët dalin para gjykatës

Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

4 Janar 2023, 10:31 Nga F.M
Vrasja në Prizren, “Kobra” dhe të tjerët dalin para
Dibran Hoxhaj

KOSOVË- Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë do të dalin sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Masa e sigurisë do të caktohet në orën 10:30. Prokuroria ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe mbajtja e seancës tashmë është caktuar. Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Ai është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. 

dibran hoxhaj visar cengu vrasje ne prizren

Sondazh

Poll