4 Janar 2023, 09:32
Nga F.M
Donatella Hodo
ITALI- Në një moment dëshpërimi të jashtëzakonshëm, Donatella Hodo, 26-vjeçarja shqiptare që u vetëvra në burgun italian kërkoi ndihmën e një porej figurave më të dashura për publikun në Itali, Maria De Filippi. Ajo e shkroi letrën nga qelia, pak kohë para se t’i jepte fund jetës dhe e dërgoi pranë redaksisë You've Got Mail. Por letra nuk mbërriti kurrë në duart e Maria De Filippi.
Letra ishte dërguar nga burgu Veroneze i Montorios, më 10 tetor 2020 dhe një vit e 11 muaj më vonë ajo vendosi t’i japë fund jetës, në natën midis 1 dhe 2 gushtit 2022, duke u vetëvarë.
Mediat italiane shkruajnë se për arsye që nuk dihen, ndoshta për shkak të ndonjë gabimi në adresë, letra e shqiptares është kthyer mbrapsht dhe ka përfunduar në duart e të atit, Novruz Hodo, kur Donatella nuk ishte më.
Çfarë shkruhej në letër?
“Përshëndetje Maria, po ju shkruaj këtë letër për t’ju treguar historinë time dhe për t’ju kërkuar ndihmë. Unë quhem Donatella Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, kam origjinë shqiptare por jam rritur në Itali. Tani për fat të keq e gjej veten në burgun e Montorios, përfundova këtu sepse kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me kaq shumë probleme, nuk pata forcë të reagoja dhe u mora me drogë… Maria...jam 26 vjeç, kam ende një jetë përpara, dua të qetësohem, të kem një të ardhme, të kthehem në kontakt me familjen time të mrekullueshme... Sot kam dëshirën, guximin. Dua të ndryshoj, dua ta filloj nga e para dhe të lë çdo gjë pas, kam nevojë për ndihmë, për të gjetur një punë…,”- shkruhet ndër të tjera në letër.
Donatella Hodo i dha fund jetës së saj në burg në Itali. Ajo kishte mbështjellë kokën me qese dhe kishte thithur tymin e sobës në qeli. Hodo ishte e varur nga lëndët narkotike dhe për t’i blerë ato, vidhte e grabiste. Së fundmi, ajo po i nënshtrohej një terapie, por krejt papritur një mengjes u gjet e vdekur në qeli. Gjykatësi Vincenzo Semeraro shkroi një letër pas ngjarjes së rëndë në të cilën shkruante se ndihej fajto dhe se sistemi kishte dështuar për faktin që nuk kishte mundur të bënte asgjë për të ardhmen e Donatellës.
donatella hodo maria de filippi
Aktualitet
4 Janar 2023, 09:14
F.M
Sasha Primo, muralja dhe pastori Paulin Vilajeti
TIRANË- Pastori Paulin Vilajeti ka komentuar muralen në Qytetin Studenti, e cila ka shkkatuar m...
Aktualitet
4 Janar 2023, 08:54
F.M
Pakoja
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka nxjerrë nëp ah mënyrën se si Partia Socialiste ka ‘përkrahur;’ familjet n&...
Aktualitet
4 Janar 2023, 08:42
F.M
Moti
TIRANË- Moti i ngrohtë i këtij janari po shqetëson ekspertët në të gjithë botën. Në të pakt&eum...
Aktualitet
4 Janar 2023, 08:24
F.M
Aeroport
TIRANË- Bashkimi Evropian pritet të marrë sot masa në lidhje me frenimin e përhapjes së variantit të ri të...
Aktualitet
4 Janar 2023, 08:05
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell faqet e para të portaleve. Shqiptarja.com ka lajmin mbi luftën në Ukrainë. Panorama ka vrasjen ...
Aktualitet
4 Janar 2023, 07:49
F.M
Mot
TIRANË- Shqipëria sot pritet të jetë e dominuar nga një mot i kthjellët me vranëisra të lehta por me alternime ...
Aktualitet
4 Janar 2023, 07:33
F.M
Liridon B
GJERMANI- Liridon B., një boksier shqiptar, 23 vjeç është gjetur i pajetë më shinat e një hekurudhe treni n&...
Aktualitet
3 Janar 2023, 22:12
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një burrë është paraqitur në gjykatë pasi 4 kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash u g...
Aktualitet
3 Janar 2023, 21:45
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar i identifikuar si Bertol Ielka është prangosur dhe ka vënë në akuzë për sh...
Aktualitet
3 Janar 2023, 21:35
k.m.
Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas
BRITANI E MADHE- Një çift anëtarësh bande që lidhën me zinxhirë dy burra si pjes&...