Aktualitet

EMRI/ Kapet me drogë dhe mijëra paund, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit në automjet, oficerët gjetën 4 thasë të mbyllur me vakum me nga 1 kg secili që përmbanin kanabis, e që ishin fshehur në ndarje të rrotave rezervë.

3 Janar 2023, 22:12 Nga k.m.
EMRI/ Kapet me drogë dhe mijëra paund, arrestohet 35-vjeçari
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një burrë është paraqitur në gjykatë pasi 4 kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash u gjetën në një automjet pranë Penrith. Florjant Buzali, 35 vjeç, po ngiste një Volkswagen T-Cross, i cili u ndalua nga Policia më 25 nëntor.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit në automjet, oficerët gjetën 4 thasë të mbyllur me vakum me nga 1 kg secili që përmbanin kanabis, e që ishin fshehur në ndarje të rrotave rezervë. Po ashtu, kishte dhe para të thata, që vlerësohet të jenë rreth 18,000 £. Edhe paratë u sekuestruan gjithashtu.

Po ashtu, edhe kanabisi vlen disa mijëra paund nëse shitet në rrugë. Buzali u paraqit sot në Gjykatë dhe u ndihmua nga një përkthyes shqiptar. Ai përballet me dy akuza. Buzali do të dalë para gjykatës më 31 janar, kur parashikohet që më pas të bëhen deklarata për akuzat me të cilat përballet. Ndërkohë atij i është caktuar masa e paraburgimit.

florjant buzali

Sondazh

Poll