Aktualitet

Shpërndante kokainë para pub-it, karabinierët filmojnë gjithçka dhe arrestojnë shqiptarin

Ushtarakët kishin disa muaj që e mbanin në vëzhgim shqiptarin, i cili zakonisht shkonte përpara një fabrike birre në qendër të Lepinos: e filmonin teksa ai merrte drogë.

3 Janar 2023, 21:45 Nga k.m.
Shpërndante kokainë para pub-it, karabinierët filmojnë
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar i identifikuar si Bertol Ielka është prangosur dhe ka vënë në akuzë për shitje të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, ai u arrestua pak ditë më parë sëbashku me partneren e tij në Cori të Italisë, në përfundim të një sërë hetimesh nga karabinierët e stacionit lokal.

Ushtarakët kishin disa muaj që e mbanin në vëzhgim shqiptarin, i cili zakonisht shkonte përpara një fabrike birre në qendër të Lepinos: e filmonin teksa ai shpërndante drogë brenda një pub-i. Kështu pak ditë më parë të dy u ndalën dhe kryen kontroll si në shtëpinë e çiftit ashtu edhe në makinën e tij ku u gjetën 23 gramë kokainë.

Ai u arrestua bashkë me bashkëshorten e tij. Ielka dhe partnerja e tij, të dy të mbrojtur nga avokati Cesare Gallinelli, iu përgjigjën pyetjeve të magjistratit. Gruaja pretendoi se nuk ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të burrit.

itali bertol ilelka

Sondazh

Poll