Aktualitet

I mbanin të lidhur me zinxhir dhe i ushqenin në tasa qensh, mes tyre dhe një 27-vjeçar nga Shqipëria, dënohen dy anëtarët e bandës në Angli

Andi Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vite nga Gjykata e Sheffield Crown.

3 Janar 2023, 21:35 Nga k.m.
I mbanin të lidhur me zinxhir dhe i ushqenin në tasa qensh, mes tyre
Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas

BRITANI E MADHE- Një çift anëtarësh bande që lidhën me zinxhirë dy burra si pjesë e një plani për t'u nxjerrë paratë. Andi Alushi, 27 vjeç, nga Shqipëria dhe Valdemaras Kasinskas, 39, nga Lituania, i burgosën burrat në një shtëpi në Sheffield në maj 2022. Viktimat, të cilët ishin shqiptarë, u filmuan duke ngrënë nga tasat e qenve gjatë kalvarit të tyre 10-ditor. Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vite nga Gjykata e Sheffield Crown.

Sipas BBC, dyshja u arrestuan pasi policia e armatosur bastisi shtëpinë, ku edhe gjeti viktimat, njëri prej të cilëve kishte pësuar djegie pasi i lidhur me zinxhirë. Alushi dhe Kasinskas komplotuan për të marrë një "shpërblim të konsiderueshëm" nga anëtarët e familjes së tyre në Shqipëri.

Kjo ndodhi pasi viktimat u fajësuan për prishjen e një magazine kanabisi. Videot nga shtëpia treguan viktimat duke ngrënë nga tasat e qenve, madje i detyruan të kërcenin ndërsa një burrë me hanxhar i shikonte. 

Hetimet nisën pasi Kasinskas u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij. Burri, i cili ishte nga Lituania, e denoncoi rastin në Polici. Alushi dhe Kasinskas u deklaruan fajtorë përpara gjyqit të tyre për dy akuza për pengmarrje.

andi alushi valdemaras kasinskas

Sondazh

Poll