Aktualitet

HARTA LIVE/ Mot i kthjellët me vranësira, bien temperaturat, çfarë parashikohet për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

4 Janar 2023, 07:49 Nga F.M
HARTA LIVE/ Mot i kthjellët me vranësira, bien temperaturat,
Mot

TIRANË- Shqipëria sot pritet të jetë e dominuar nga një mot i kthjellët me vranëisra të lehta por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash disi më të shpeshta paraqiten zonat malore. Kjo do të ndodhë gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

moti 4 janar 2023

Sondazh

Poll