Bota

Varianti i ri i Covid-19 mbërrin dhe në Pakistan

Kryeministri Shehbaz Sharif shqyrtoi situatën e COVID-19 dhe gatishmërinë e autoriteteve për t'u marrë me një rritje të mundshme të rasteve të reja pas zbulimit të variantit të ri.

4 Janar 2023, 08:45 Nga F.M
Varianti i ri i Covid-19 mbërrin dhe në Pakistan
PAKISTAN

PAKISTAN- Varianti i ri i Covid-19, Gryphon ka mbërritur dhe në Pakistan. prezenca e tij është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore. Kryeministri Shehbaz Sharif tha se autoritetet janë të gatshme që të përballen me një rritje të rasteve të reja pas zbulimit të variantit të ri. Ai u kërkoi autoriteteve të rrisin kontrollin e pasagjerëve në aeroporte, në vendkalimet kufitare dhe të vaksinojnë fëmijët e moshës nga 5 deri në 12 vjeç në mënyrë urgjente.

"Ne mund të merremi me variantin e ri sepse niveli i imunitetit të qytetarëve është më i mirë për shkak të vaksinimit ", tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.

Rreth 90 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa autoritetet në Punjab, provinca më e populluar e vendit, kanë rekomanduar një dozë përforcuese për mbrojtjen kundër virusit. Pakistani ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste dhe mbi 30,000 vdekje të lidhura me COVID-19 në total.

Nga 7 dhjetori, Kina është përballur me një valë të re infektimesh, për shkak të perhapjes së variantit të ri të Covid-19, Gryphon. Për rrjedhojë shumë vende kanë marrë masa. Vetë Kina thotë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe se janë masa të tepruara janë të papranueshme. 

pakistan gryphon

Sondazh

Poll