Bota

Elon Musk po ‘shkatërron’ gjithçka, punonjësit e Twitter detyrohen të marrin letër higjienike me vete në punë

Twitter gjithashtu u ka kërkuar punonjësve të tij të punojnë nga shtëpia pasi kompania ka ndaluar së paguari qiranë në ndërtesën e saj në Seattle.

3 Janar 2023, 22:55 Nga k.m.
Elon Musk po ‘shkatërron’ gjithçka, punonjësit e
Elon Musk

SHBA- Elon Musk ka ndërmarrë masa për uljen e çmendur të kostove në kompaninë e Twitter. Punonjësit e mbetur në selinë qendrore të platformës së mikroblogimit në San Francisko kanë filluar të sjellin letrën e tyre higjienike në zyrë. Pushimet nga puna erdhën pasi portjerët hynë në grevë për paga më të larta.

Twitter gjithashtu u ka kërkuar punonjësve të tij të punojnë nga shtëpia pasi kompania ka ndaluar së paguari qiranë në ndërtesën e saj në Seattle. Sipas raportit, platforma ka shumë të ngjarë të ketë zyra vetëm në New York City dhe San Francisko. Pastruesit dhe rojet e sigurisë u pushuan gjithashtu në një nga zyrat e kompanisë në Nju Jork.

NYT tha se "stili i çrregullt dhe praktik i udhëheqjes" i Musk ka larguar disa punonjës të Twitter. Ai gjithashtu ka drejtuar vartësit e tij që të identifikojnë punonjësit që kanë rrjedhur informacione. Miliarderi thuhet se ka objektiv të shkurtojë 500 milionë dollarë shpenzime jo të punës nga buxheti i Twitter.

elon musk twitter

Sondazh

Poll