Bota

Irani ngre akuza për spiunazh ndaj dy francezëve dhe një belgu

Al Jazzera shkruan se Ministri i drejtësisë i Belgjikës tha muajin e kaluar se një punonjës belg i ndihmave, Olivier Vandecasteele, ishte dënuar me 28 vite burgim në Iran për spiunazh.

4 Janar 2023, 07:24 Nga F.M
Irani ngre akuza për spiunazh ndaj dy francezëve dhe një belgu
Irani

IRAN- Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një shtetasi belg për spiunazh dhe për veprimtari kundër sigurisë kombëtare të vendit. Emrat e personave nuk bëhen të ditur. Gjithashtu, nuk dihen detaje në lidhje me 'spiunazhin' që kanë kryer këta persona.

Al Jazzera shkruan se Ministri i drejtësisë i Belgjikës tha muajin e kaluar se një punonjës belg i ndihmave, Olivier Vandecasteele, ishte dënuar me 28 vite burgim në Iran për spiunazh.

Në tetor, mediat iraniane transmetuan një video ku dy shtetas francezë dukej se po rrëfenin se kishin bërë spiunazh, gjatë periudhës së trazirave për të cilat Teherani fajësoi armiqtë e jashtëm.

Ministri i jashtëm francez tha në nëntor se po mbahen në Iran shtatë shtetas francezë, një shenjë kjo e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Republika Islamike ka akuzuar armiqtë e huaj për nxitjen e një vale trazirash që filloi tre muaj më parë pas vdekjes së 22 vjeçares kurde-iraniane Mahsa Amini, ndërsa mbahej nën arrest nga policia e moralit për shkelje të rregullave të detyrueshme për veshjen.

iran

Sondazh

Poll