Bota

Kina 'dënon' vendet që kufizojnë udhëtarët për shkak të variantit Gryphon: S'ka baza shkencore, do kundërpërgjigjemi

Sipas Ministrisë së Jashtme, masat nuk kanë baza shkencore dhe janë praktika të papranueshme.

4 Janar 2023, 08:27 Nga F.M
Kina 'dënon' vendet që kufizojnë udhëtarët
Kinë

KINË- Kina ka dënuar kërkesat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, për kushtin e vendosur prej tyre për udhëtarët nga Kina, bërjen e testit COVID-19. Në një reagim zyrtar, Kina e konsideron të pavend dhe të pabazë kufimin e qytetarëve të tyre me këto kushte të reja. Sipas Ministrisë së Jashtme, masat nuk kanë baza shkencore dhe janë praktika të papranueshme. Kina gjithashtu paralajmëron marrjen e kundramasave.

"Disa vende kanë marrë kufizime të hyrjes që shënjestrojnë vetëm udhëtarët kinezë. Kësaj i mungon baza shkencore dhe disa praktika janë të papranueshme. Kina mund të marrë kundërmasa bazuar në parimin e reciprocitetit," tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Mao Ning në një konferencë.

Kina po sheh një rritje të madhe të infektimeve me COVID-19. Nga 7 dhjetori, Kina është përballur me një valë të re infektimesh, për shkak të perhapjes së variantit të ri të Covid-19, Gryphon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Franca dhe Japonia janë ndër vendet që tani kërkojnë që udhëtarët nga Kina të tregojnë një test negativ për COVID-19 në hyrje të shtetit të tyre. Shqipëria nuk e ka kusht testin për udhëtarët që vijnë nga Kina. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar që qytetarët të bëjnë doza vaksina shtesë për tu mbrojtur.

 

 

gryphon

Sondazh

Poll