Bota

Dy 23-vjeçarë përfundojnë në pranga në Angli, akuzohen se kanë provokuar abortin e foshnjes së tyre

Dyshja u arrestuan pas një hetimi të gjatë policor. Benham, nga Wingfield, Swindon, dhe Harvey, akuzohen se kishin blerë "një gjë helmuese/të dëmshme" për të provokuar abortin. 

3 Janar 2023, 22:32 Nga k.m.
Dy 23-vjeçarë përfundojnë në pranga në Angli,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një burrë dhe një grua janë akuzuar se kanë provokuar me forcë një abort dhe kanë asgjësuar trupin e foshnjes. Dy prindërit, Elliot Benham dhe Sophie Harvey, të dy 23 vjeç, akuzohen gjithashtu për fshehjen e lindjes së një fëmije. Dyshja u arrestuan pas një hetimi të gjatë policor. Benham, nga Wingfield, Swindon, dhe Harvey, akuzohen se kishin blerë "një gjë helmuese/të dëmshme" për të provokuar abortin. 

Aborti është i ligjshëm në Angli deri në javën e 24 të shtatzënisë nëse kryhet nga një mjek  dhe mund të kryhet pas 24 javësh në rrethana shumë të kufizuara. Në këtë rast pretendohet se shtatzënia i ka kaluar 24 javët dhe nuk është kryer nga mjeku.

Vepra penale dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet 1 shtatorit 2018 dhe 1 dhjetorit 2018. Të dy të pandehurit u liruan me kusht përpara seancës dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës Cheltenham, por pritet të merret vendimi për ta javën që vjen./Independent

elliot benham sophie harvey

Sondazh

Poll