Aktualitet

Vrasja në ‘Kobra City’, xhaxhai i viktimës: Nipi u qëllua brenda veturës nga prapa

Besim Cengu tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

3 Janar 2023, 20:45 Nga k.m.
Vrasja në ‘Kobra City’, xhaxhai i viktimës: Nipi u
Besim Cengu

PRIZREN- Në orët e para të së martes një konflikt në lokalin “Kobra City” në Prizren solli një person të vrarë dhe një të plagosur. Viktima që vdiq nga ky rast është Visar Cengu, nga Kukësi, ndërsa lidhur me ngjarjes tragjike ka folur xhaxhai i viktimës, Besim Cengu.

Ai në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”,- tha Cengu në një prononcim ekskluziv për Klan Kosova. Sipas Prokurorisë së Prizrenit, shkak dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh, fakt të cilin nuk e mohon as xhaxhai i viktimës.

“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani,”- u shpreh xhaxhai.

Ai i bëri apel drejtësisë që të veprojë në këtë rast dhe mos ketë indiferencë.

“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë indiference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë.”

Lidhur me rastin janë arrestuar 6 persona, në mesin e tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj. Deri më tani, sipas Prokurorisë mendohet se shkak për konfliktin dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh.

besim cengu vrasje ne prizren

Sondazh

Poll