Aktualitet

Zjarri në shkollën '5 shkurti' në Mallakastër/ Ministria e Arsimit: Në njërën prej klasave, dëme materiale, po ndjekim nga afër rastin

Evis Kushi theksoi se ngjarja po ndiqet me vëmendje ndërsa falënderoi të gjithë zjarrfikësit dhe forcat e posaçme që ndërhyjnë në kohë rekord.

3 Janar 2023, 15:31 Nga a.l
Zjarri në shkollën '5 shkurti' në Mallakastër/
SHKOLLA

MALAKASTËR- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se mësimi në shkollën që u përfshi nga flakët në Ballsh, do të rinisë më 5 janar. Kushi theksoi se ngjarja po ndiqet me vëmendje ndërsa falënderoi të gjithë zjarrfikësit dhe forcat e posaçme që ndërhyjnë në kohë rekord.

“Po ndjekim nga afër me vëmendje zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare "5 Shkurti" në Mallakastër, ku si pasojë e zjarrit në njërën prej klasave janë shkaktuar dëme fizike dhe materiale. Sipas informacioneve zyrtare paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por megjithatë kërkoj nga organet kompetente, jo vetëm Policia e Mallakastrës por edhe Bashkia, si institucioni përgjegjës për sigurinë e shkollës, që të bëjnë sa më parë një hetim të plotë të shkaqeve që çuan në këtë incident. Falënderoj veçanërisht punonjësit e zjarrfikëses dhe personelin e shkollës, të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në klasat e tjera. Dëshiroj të informoj opinionin publik se po marrim të gjitha masat, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën Arsimore Mallakastër, që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte, më datë 5 janar, kur rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit.”- shkroi Kushi.

Policia përmes një njofitmi paraprak njoftoi se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në ambientet e shkollës. Nga flakët janë djegur disa banka dhe depoja e librave./ Dosja.al

evis kushi merr flake shkolla ne ballsh

Sondazh

Poll