Aktualitet

Ligji i barnave, Alimehmeti: Qeveria po u bën dhurata oligarkëve, nuk përputhet me direktivat evropiane

Sipas tij, ky ligj nuk përputhet me direktivat evropiane si dhe nuk merr parasysh propozimet e grupeve të interesit.

3 Janar 2023, 12:05 Nga I.A
Ligji i barnave, Alimehmeti: Qeveria po u bën dhurata oligarkëve, nuk
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka kritikuar ligjin e barnave. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se me këtë ligj, fillon paketa e madhe e dhuratave të qeverisë për veten dhe oligarkët e tyre. Sipas tij, ky ligj nuk përputhet me direktivat evropiane si dhe nuk merr parasysh propozimet e grupeve të interesit. Po ashtu ai ka shtuar se ky ligj nuk i përafrohet as Kosovës. 

Postimi i Plotë:

Me ligjin e barnave fillon paketa e madhe e dhuratave te qeverise per veten dhe oligarket e tyre! Ligji i barnave nuk perputhet me direktivat europiane! Ligji i barnave nuk ka marre paresysh propozimet e grupeve te interesit thote Presidentja e Urdherit te Farmacisteve. Ligji i barnave nuk i perafrohet as Kosoves. Ndoshta eshte faji jone qe kerkojme ta krahasojme me Europen. Ndoshta keta nuk duan te na çojne ne Europe por diku tjeter. E ka krahasuar kush ligjin e barnave me Serbine apo Turqine? Apo eshte shpikje e jona? Urime per integritetin Presidentes se Urdherit te Farmacisteve, znj. Diana Toma.

ilir alimehmeti ligji i barnave

Sondazh

Poll