Aktualitet

Theu masën e sigurisë dhe u arratis nga shtëpia, arrestohet pas 5 muajsh 36- vjeçari shqiptar në Itali

Policia ka arritur të bllokojnë burrin pasi kanë hyrë në banesën ku kishte gjetur strehim. Ai tani është në burg në Santa Maria Capua Vetere.

2 Janar 2023, 13:27 Nga a.l
Theu masën e sigurisë dhe u arratis nga shtëpia, arrestohet pas 5
Policia Italiane

ITALI- Një 36- vjeçar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme. Ai ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' që prej shtatorit 2022, me akuzën për dhunë në familje. Mediat italiane bëjnë me dije 36- vjeçari është gjetur brenda një godine banimi.

Ai ishte arrestuar për keqtrajtim të partneres dhe tre vajzave të mitura, më e vogla vetëm 2 vjeçe, nga të njëjtit karabinierë të repartit të territorit në mars 2022. Policia ka arritur të bllokojnë burrin pasi kanë hyrë në banesën ku kishte gjetur strehim. Ai tani është në burg në Santa Maria Capua Vetere./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll