Aktualitet

E zhdukur prej tre ditësh, gjendet trupi i të moshuarës në liqenin e Prespës

Mësohet se e moshuara jetonte e vetme në banesë dhe prej tre ditësh nuk kishte asnjë informacion. 

2 Janar 2023, 10:21 Nga I.A
E zhdukur prej tre ditësh, gjendet trupi i të moshuarës në
Liqeni i Prespes

POGRADEC- Një 80-vjeçare, e cila ishte shpallur e zhdukur prej tre ditësh është gjetur e mbytur në liqenin e Prespës. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme në banesë dhe prej tre ditësh nuk kishte asnjë informacion.  Por pas kërkimeve, trupi i saj u nxorr mëngjesin e sotëm nga liqeni i Prespës. Në vendngjarje kanë shkuar grupet e hetimit dhe ekspertët për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Pustec/Informacion paraprak Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

mbytet e moshuara ne prespe

Sondazh

Poll