Aktualitet

Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohet 38-vjeçari në Pogradec

Mësohet se 38-vjeçari teksa po udhëtonte me mjetin e tij në gjendje të dehur, ka përplasur një makinë tjetër, duke plagosur drejtuesin e mjetit si dhe vajzën e tij të mitur. 

2 Janar 2023, 11:20 Nga I.A
Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohet 38-vjeçari
Foto Ilustruese

KORÇË- Një 38-vjeçar ështrë arrestuar në Pogradec për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Mësohet se 38-vjeçari teksa po udhëtonte me mjetin e tij në gjendje të dehur, ka përplasur një makinë tjetër, duke plagosur drejtuesin e mjetit si dhe vajzën e tij të mitur. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 38 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur". Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Podgorie, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka përplasur një tjetër automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin K. M., dhe pasagjere vajzën e tij 13-vjeçare, e cila pësoi dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit u largua në banesë. 38-vjeçari A. L., pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

drejtim mjeti ne gjendje te dehur arrestohet 38-vjecari ne pogradec

Sondazh

Poll