Aktualitet

EMRI/ Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Mësohet se Vero Alushi gjatë kontrollit në vendin e punës, i'u gjet një kallashnikov pa leje si dhe municione.

2 Janar 2023, 11:01 Nga I.A
EMRI/ Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet 24-vjeçari në
Arma

VLORË- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi u kap me armë me vete. Mësohet se Vero Alushi gjatë kontrollit në vendin e punës, i'u gjet një kallashnikov pa leje si dhe municione. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i Policisë: 

Vlorë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia,  lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas  mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

Vero Alushi, 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vero alushi

Sondazh

Poll