Aktualitet

Njëri dhunoi gruan tjetri vjehrrin, arrestohen 2 persona në Tiranë

Përmes një njoftimi për shtyp blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë një 34- vjeçar i identifikuar me iniciale S. O., dhe një 27- vjeçar i idenitifkuar me iniciale Q. B., të cilët akuzohen për dhunë në familje. 

2 Janar 2023, 11:58 Nga a.l
Njëri dhunoi gruan tjetri vjehrrin, arrestohen 2 persona në
Tirane

TIRANË- Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës. Përmes një njoftimi për shtyp blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë një 34- vjeçar i identifikuar me iniciale S. O., dhe një 27- vjeçar i idenitifkuar me iniciale Q. B., të cilët akuzohen për dhunë në familje. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll