Aktualitet

Aksident në Pogradec, makina del nga rruga, lëndohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

31 Dhjetor 2022, 09:12 Nga k.m.
Aksident në Pogradec, makina del nga rruga, lëndohet 27-vjeçari
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec. Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, i riu ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

pogradec aksident ne pogradec

Sondazh

Poll