Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës, oficerët e kriminalistikës shqiptare nisen drejt Greqisë

Oficerët e kriminalistikës kanë kërkuar nga homologët të dhëna për hetimet që ata po kryejnë për vrasjen e Papës si dhe për ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, ngjarje të cilat duket se kanë ndodhur për të njëjtën arsye, humbjen e 700 kilogramëve kanabis.

30 Dhjetor 2022, 23:40 Nga F.M
Vrasja e Edmond Papës, oficerët e kriminalistikës shqiptare nisen
Edmond Papa

TIRANË- Një grup hetuesish shqiptarë janë nisur drejt Greqisë për të bashkëpunuar me autoritetet në vendin fqinj për të zbardhur autorët e vrasjes së Edmond Papës, 49-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në Tiranë.

Oficerët e kriminalistikës kanë kërkuar nga homologët të dhëna për hetimet që ata po kryejnë për vrasjen e Papës si dhe për ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, ngjarje të cilat duket se kanë ndodhur për të njëjtën arsye, humbjen e 700 kilogramëve kanabis.

Edmond Papa, 49-vjeç dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

ekzekutohet edmond papa edmond papa

Sondazh

Poll