Aktualitet

Policia italiane në ndjekje të makinës me targa shqiptare, 5 personat në të arratsen drejt pyjeve

I ndodhur nën presion, shoferi ka ndaluar mjetin, e ka braktisur atë dhe se bashku me personat e tjere janë larguar në këmbë me shpejtësi në një pyll.

30 Dhjetor 2022, 22:09 Nga I.A
Policia italiane në ndjekje të makinës me targa shqiptare, 5
Foto ilustruese

ITALI- Një makinë me targa shqiptare dhe me pesë persona brenda është ndjekur nga policia italiane. Quotidianodellumbria shkruan se ngjarja ka ndodhur në Terni, ku policia pikasi një Passat, të dyshimtë dhe e urdhwroi atw tw ndalonte.

Shoferi fillimisht bëri sikur iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas ai ka shtuar shpejtësinë e makinës dhe është larguar. Menjëjherë ka nisur ndjekje nga ana e policisë. I ndodhur nën presion, shoferi ka ndaluar mjetin, e ka braktisur atë dhe se bashku me personat e tjere janë larguar në këmbë me shpejtësi në një pyll.

Në makinë u gjetën mjete të shumta vjedhjeje, dy transmetues dhe dy targa italiane të vjedhura. Makina dhe materiali i gjetur u sekuestruan, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e të arratisurve. Nuk përjashtohet që ata të jenë autorët e vjedhjeve të shumta në vila që kanë ndodhur së fundmi në zonë dhe në qytetet fqinje.

shqiptaret ne itali makine me targa shqiptare ne itali

Sondazh

Poll