Aktualitet

Marrëveshja me Shqipërinë, Dendias: Ka bashkëpunim mes vendeve, mos të harrojmë që rruga për në BE kalon përmes Athinës

Ai ka përsëritur fjalët e thëna në Tiranë, gkjatë takimit me Xhaçkën, teksa është shprehur se rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, kalon nga Athina. Dendias thekson gjithashtu se Shqipëria duhet të ruajë një fëinjësi të mirë me Greqinë për ta arritur këtë gjë.

30 Dhjetor 2022, 22:40 Nga F.M
Marrëveshja me Shqipërinë, Dendias: Ka bashkëpunim mes
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka komentuar sërish marrëdhëniet me Shqipërinë dhe vendimin për të çuar në Hagë, marrëveshjen e detit. Në një intervistë për gazetën greke Parapolitika, i pyetur se kur do të nënshkruhet ‘fletëpremtimi’ me Tiranën zyrtare për apelim në gjykatën ndërkombëtare në Hagë në lidhje me përcaktimin e kufijve detarë mes dy vendeve, Dendias nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, por është shprehur se ka një marrëveshje mes tyre. Ai ka përsëritur fjalët e thëna në Tiranë, gkjatë takimit me Xhaçkën, teksa është shprehur se rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, kalon nga Athina. Dendias thekson gjithashtu se Shqipëria duhet të ruajë një fëinjësi të mirë me Greqinë për ta arritur këtë gjë.

“Në takimin që pata me homologen time shqiptare, pak ditë më parë, axhenda ishte e madhe- marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fusha si energjia, i cili ka marrë një rëndësi dhe vrull të ri pas luftës në Ukrainë dhe sigurisht, çështja kryesore në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe në pritje, përcaktimi i zonave detare. Gjatë takimit tonë u konstatua vullneti i përbashkët për të vazhduar negociatat, në kuadër të marrëveshjes politike që ka ekzistuar në parim, për referimin e atyre ndasive që kemi me përfundimin e një marrëveshje -kuadër (fletëpremtimi) në Hagë. Besojmë se po i afrohemi kohës kur do të firmosim këtë marrëveshje përkatëse (për përcaktimin e zonave detare). Në frymën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, kjo çështje mund të zgjidhet dhe do të zgjidhet. Siç u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Greqia ka dëshmuar se kërkon të zgjidhë çështje të tilla të pazgjidhura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe këtë do të bëjmë edhe në këtë rast. Ajo që ne u themi fqinjëve tanë shqiptarë është, së pari, se marrëdhëniet midis dy popujve, atij grek dhe atij shqiptar, janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse ato bazohen në bashkëjetesën tonë shumëvjeçare. Dhe së dyti, që Shqipëria ka zgjedhur Europën – dhe mirë ka bërë – dhe se rruga e saj europiane, të cilën ne e mbështesim, kalon nga Athina dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë,”- ka thënë ai në deklaratën për mediat.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ishte në Tiranë një javë më parë, në kuadër të një vizite zyrtare. Fillimisht ai zhvilloi një takim me homologen në Shqipëri, Olta Xhaçka, krah të cilës tha se kanë një kompromis për ta çuar çështjen e detit në Hagë. Ai foli dhe për tensionet në Veri të Kosovës dhe u shpreh se duhet të ulen tensionet me Serbinë. Me Shqipërinë, Dendias tha se do të firmosin një marrëveshje për mbrojtjen e lumit Vjosa.

nikos dendias

Sondazh

Poll