Aktualitet

Vlorë, digjet pjesërisht një mjet pranë zonës së Lungomares, shkak dyshohet një defekt teknik

Dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik ka marrë Flakë. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

31 Dhjetor 2022, 09:07 Nga k.m.
Vlorë, digjet pjesërisht një mjet pranë zonës së
Foto ilustruese

VLORË- Një automjet ka shpërthyer në flakë gjatë natës në lagjen “Pavarsia 2” në Vlorë. Në njoftimin zyrtar që ka bërë Policia e Shtetit ka bërë me dije se në një automjet të parkuar, tip “Saab” në pronësi të A. H, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik ka marrë Flakë. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I PLOTË

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.12.2022, gjatë natës, në lagjen “Pavarsia 2”, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

digjet makina ne vlore

Sondazh

Poll