Aktualitet

Qëlloi me armë 37-vjeçarin, identifikohet autori i ngjarjes në Lezhë (Emri)

10 Shtator 2019, 19:06 Nga DOSJA
Qëlloi me armë 37-vjeçarin, identifikohet autori i ngjarjes

LEZHË– Është identifikuar autori i plagosjes së 37-vjeçarit Ardjan Kola që ndodhi pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se autori është Aleksandër Dedgjonaj.

Policia është vënë në ndjekje të Dedgjonaj dhe po e kërkon.

Nga ana tjetër, 37-vjeçari Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës. Ai ka marrë një plumb në këmbë, ndërkohë që ende mbeten të paqarta rrethanat.

Njoftimi i policisë Lezhë

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe plagoset ardian kola lezhe plagoset ardian kola

Sondazh

Poll