Bota

VIDEO/ Profesori në Kabul shpërthen në lot, gris diplomat live në TV: Nëse motra ime s'mund të studiojë, nuk më duhen më këto

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ai grisi diplomat gjatë një interviste në Tolo News të vendit të hënën.

30 Dhjetor 2022, 13:45 Nga a.l
VIDEO/ Profesori në Kabul shpërthen në lot, gris diplomat live
Ismail Mashal, profesor në Kabul duke djegur diplomat e tij

IRAN- Një profesor i Kabulit grisi diplomat e tij drejtpërdrejt në televizion në Afganistan në shenjë proteste ndaj ndalimit të grave nga Talibanët për të ndjekur arsimin e lartë. Burri, i quajtur Ismail Mashal, është themelues i Universitetit privat Mashal në Kabul dhe gjithashtu një pedagog në Universitetin e Kabulit. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, ai grisi diplomat gjatë një interviste në Tolo News të vendit të hënën.

“Nga sot nuk më duhen më këto diploma sepse ky vend nuk është vend për arsimim. Nëse motra ime dhe nëna ime nuk mund të studiojnë, atëherë unë nuk e pranoj këtë arsim”, tha ai.

Talibanët njoftuan më 20 dhjetor se arsimi universitar për të gjitha studentet femra ishte pezulluar. Kjo vjen pas ndalimit të qeverisë për vajzat nga ndjekja e shkollës së mesme në mars të këtij viti. Kjo vjen gjithashtu pas shumë kufizimeve të tjera të vendosura mbi liritë e grave, duke përfshirë aksesin e tyre në hapësirat publike. Në nëntor, gratë u ndaluan për të hyrë në të gjitha parqet në Kabul, shkruan CNN. Në të njëjtin muaj, një zyrtar taleban në Kabul njoftoi se gratë do të ndalohen të përdorin palestrat në të gjithë vendin. Grave u kërkohet gjithashtu të veshin hixhabin dhe të vishen në mënyrë modeste në publik sipas rregullave talebane./ Dosja.al

protesta ne iran ismail mashal

Sondazh

Poll