Bota

I heqin targat e makinës, sulmohet shqiptari i Kosovës në Leposaviç

Policia njofton se rasti po hetohet, ndwrsa paraprakisht dyshohet se situata mund të ketë ndodhur për shkak të tensioneve mes dy vendeve, edhe pse barrikadat janë larguar, por dy prej pikave kufitare qëndrojnë ende të mbyllura, në Bërnjak dhe Jarinjë.

30 Dhjetor 2022, 12:24 Nga a.l
I heqin targat e makinës, sulmohet shqiptari i Kosovës në
barrikada

KOSOVË- Një shtetas shqiptar i cili jeton në Leposaviç ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona. Policia ka publikuar denonicmin e shqiptrait i cili wshtw shprehur se personat që e sulmuan ishin të maskuar dhe se i kanë hequr gjithashtu edhe targat e makinës. Policia njofton se rasti po hetohet, ndwrsa paraprakisht dyshohet se situata mund të ketë ndodhur për shkak të tensioneve mes dy vendeve, edhe pse barrikadat janë larguar, por dy prej pikave kufitare qëndrojnë ende të mbyllura, në Bërnjak dhe Jarinjë.

Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më herët njoftoi se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe në disa zona komunës të Zubin Potokut./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll