Bota

Ulen tensionet në veri/ Hiqet barrikada nga fshati Zupq në Zubin Potok

Sakaq, dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura që më datë 10 dhjetor.

30 Dhjetor 2022, 11:54 Nga a.l
Ulen tensionet në veri/ Hiqet barrikada nga fshati Zupq në Zubin Potok
barrikada

VLORË- Barrikada e vendosur në fshatin Zupq në Zubin Potok është larguar këtë të premte. Fshati Zupqi ndodhet përgjatë rrugës së pikës kufitare të Bërnjakut.

Sakaq, dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura që më datë 10 dhjetor. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më herët njoftoi se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe në disa zona komunës të Zubin Potokut./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll