Bota

Tensionet/ Policia bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë

Mediat kosovare raportojnë se rruga do të qëndrojë e bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare dhe se më pas rruga do të lëshohet për qarkullim.

30 Dhjetor 2022, 13:29 Nga a.l
Tensionet/ Policia bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë
barrikada

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë. Mediat kosovare raportojnë se rruga do të qëndrojë e bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare dhe se më pas rruga do të lëshohet për qarkullim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më herët njoftoi se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe në disa zona komunës të Zubin Potokut./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll